
Mbrëmja e sotme është një natë shumë e vështirë për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, i cili ndodhet i intubuar dhe në një gjendje veçanërisht kritike në repartin e terapisë intensive të spitalit “Evangelismos” të Athinës, raportojnë mediat greke.
“Alarmi i kuq” në spital
Gjendja shëndetësore e Anastasit është rënduar më tej që nga mbrëmja e së enjtes, kur Kryepeshkopi i Shqipërisë ka shfaqur një përkeqësim të menjëhershëm dhe të shpejtë të shëndetit të tij, i cili sipas burimeve shumë të mirëinformuara të parapolitika.gr ka sinjalizuar një “alarm të kuq” në spitalin “Evangelismos”.
Sipas medias greke, Anastasi prej shumë ditësh po përballet me probleme shumë të rënda në organe të ndryshme vitale, ndërkohë që mjekët dhe infermierët e terapisë intensive të spitalit “Evangelismos” po bëjnë tashmë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë.