
DENONCIMI/ AKSHI paracaktoi tenderin e kamerave të doganave për ...
13 Shkurt, 15:03Fokus
Një 24-vjeçar i dyshuar si shpërndarës i lëndëve narkotike, u arrestua ditën e sotme nga Policia e Kukësit.
Antidroga dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë me dije se kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMW”, me drejtues të riun Ilir Noka, bazuar edhe në informacionet e mbledhura në rrugë operative
“Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë”, njoftoi policia vendore.
Në përfundim të veprimeve paraprake hetimore, 24-vjeçari banues në Kukës u arrestua në flagrancë, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Hetimet e mëtejshme për të do i ndjekë Prokuroria e Rrethit, ndërsa nuk u dhanë detaje të tjera nga ky aksion.