Sherr masiv mes të rinjve në Greqi, tre shqiptarë të plagosur me thika dhe kaçavida

24 Janar 2025, 19:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia greke / Foto ilustruese

Një sherr i përgjakshëm mes të rinjve ka ndodhur të premten në Metamorfosi të Greqisë, konkretisht në rrugën Pefkon 92.

Ngjarja ka ndodhur për arsye ende të panjohura mes dy palëve kundërshtare.

Nga përplasja, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është transportuar me kaçavidë në bark në spitalin e Kryqit të Kuq, ndërsa ka marrë edhe tre plagë në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy shqiptarë të tjerë janë transportuar në të njëjtin spital me lëndime më të lehta, njëri 19 dhe tjetri 17 vjeç.

Sipas informacioneve, Policia ka vijuar arrestimin e shtatë personave të dyshuar, nga të cilët katër janë të rritur dhe tre të mitur. Ngjarja është duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë.

Video