DEL FOTO/ Ja kush është Lulzim Visha, u vra 200 metra larg banesës së tij në Kamëz

25 Janar 2025, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Visha

Del foto e 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u vra gjatë atentatit një ditë më parë në Kamëz.

Ai punonte si postier dhe 200 metra larg banesës së tij në Zall Mner u qëllua me breshëri arme, ndërsa ndodhej brenda makinës së kompanisë ku punonte.

Dyshohet se autori apo autorët u pozicionuan në pjesën ballore të makinës, pasi mjeti i viktimës ka shenja të shtënash në këtë pjesë.

 

Video