Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas tragjedisë në Potam, Policia Kufitare e Portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf në brigjet e Sarandës.
Gjithashtu, policia ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po kthehen në ankth për pushuesit.
Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe që lundronin pranë bregut. Me konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.. gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.