Skafi që aksidentoi për vdekje vogëlushen 7-vjeçare mesditën e sotme në plazhin e Potamit të Himarës drejtohej nga shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan, Arjan Tase.
Ende nuk dihet nëse ai ka patur patentë detare për të drejtuar një mjet ujor. Ai u afrua në breg të detit për të marrë familjen dhe u nis sërish drejt detit por shkaktoi tragjedinë duke lënë të vdekur 7-vjeçaren.
Por pasi shkaktoi aksidentit tragjik, Tase nuk ka zbritur nga gomonia për të parë gjendjen e saj, as bashkëshortja e tij, teksa është konfliktuar verbalisht me pushuesit e tjerë.
Së fundmi, janë publikuar disa foto ku një person tenton edhe ta godasë Arjan Tasen, teksa konfliktohen fizikisht në breg të detit. Dyshohet se ai është babai i vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën, teksa në një foto tjetër shfaqet me duart në kokë dhe të zhytur në zhavor i tronditur nga ngjarja e rëndë.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, raporton se nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.
Pas tragjedisë, Arjan Tase është shoqëruar në komisariatin e Himarës, teksa është përjashtuar edhe nga radhët e Policisë së Shtetit.