Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Skafi që po drejtonte shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan, Arjan Tase mësohet se është me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 metra me emrin “Nëna 154”.
Ai përplasi për vdekje një 7 vjeçare, e cila kishte shkuar për pushime se bashku me familjen në plazhin e Potamit në Himarë.
Siç shihet në fotot e mëposhtme të Vizion Plus, Arja Tase ndodhej me persona të tjerë në bord në momentin e aksidentit. Në pamjet e publikuara menjëherë pas ngjarjes në bordin e gomones shihen dy fëmijë të mitur, një grua dhe një person tjetër, ndërsa vetë Tase qëndron në timonin e mjetit lundrues.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, raporton se nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.