Dëshmitare e tragjedisë në plazhin e Potamit në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçara pas goditjes nga skafi ka qenë dhe gazetarja Esmeralda Keta.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka rrëfyer me detaje ngjarjen tronditëse. Ajo e përshkruan vogëlushen që humbi jetën si një vajzë të bukur me kaçurrela të arta që u masakrua nga skafi.
Keta shkruan gjithashtu se nga paniku askush nuk kishte guxim të nxirrte trupin e viktimës përveç një holandezi që punonte te ndihma e shpejtë pati kurajon të mblidhte trupin e vogëlushes.
Gazetarja tregon më tej se familja e viktimës, me origjinë nga Tropoja, jetonte në Kanada dhe kishin mbërritur në plazh dje pasdite, 1 gusht.
E tronditur nga ngjarja e rëndë Esmeralda Keta zbulon edhe fjalët e të ëmës së vogëlushes 5-vjeçare dhe si ajo mes dhimbjes është bërë gardian i vendit të krimit për të ruajtur provat e krimit që i mori nga duart të voglën e saj.
Postimi i plotë:
Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf...Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes....
Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi.
Kush e ka fajin?
Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit? Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij.. n
Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi.
Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det...
Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: "Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t' ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time". E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen...

