Tirana nesër pa drita, ja oraret dhe zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike

7 June 2022, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Tirana nesër pa drita, ja oraret dhe zonat ku do të ndërpritet
Foto ilustruese

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

OSHEE njofton qytetarët se për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në zonat: Gjeç Fushë, Rinas, Nikël, Laknas, Domje, Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Bërzhitë, Mullet, Baldushk. 

Ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndërperje të energjisë elektrike në Zall Herr, Bovillë dhe Qinam.

"Stakim, 8 qersbor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 8 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Vorë, NST Valias, NST Qafë Mollë dhe NST Ibë. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Gjeç Fushë, Rinas, Nikël, Laknas, Domje, Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Bërzhitë, Mullet, Baldushk,

10:00-14:00 Zall Herr -Bovill -Qinam" thuhet në njoftimin e OSHEE-së.


Video