Parkimi i varkës “molla e sherrit”/ Ndërron jetë 43-vjeçari që u qëllua me thikë në mes të Sarandës (Emri)

7 June 2022, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parkimi i varkës “molla e sherrit”/ Ndërron jetë
Kledi Koka

Ndërron jetë i plagosuri Kledi Koka, 43-vjeç që u qellua me thikë në shëtitoren e qytetit në Sarandë. Koka kishte marrë plagë të thellë në mushkëri dhe kishte humbur shumë gjak.

Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës por nuk arriti të mbijetojë. Policia ka arrestuar disa orë më parë autorin, Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjec, peshkatar, i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhë në Sarandë për “prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”. Koka dhe Golemi u konfliktuan për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion shtesë

Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video