E rëndë në Kamëz, vdes polici brenda komisariatit (Emri)

7 June 2022, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Kamëz, vdes polici brenda komisariatit (Emri)

Një punonjës policie në Komisariatin e Kamzës ka humbur jetën mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Naim Duka, 59 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Ai ka qenë duke lënë shërbimin, pasi kishte qenë patrullë turn i parë. Në oborrin e komisariatit të Policisë së Kamzës i ka rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video