Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Ksamil të Sarandës, pas janë përfshirë në një konflikt fizik me një person tjetër.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti, të cilët janë plagosur nga 21-vjeçari Gjergji Arapi. Të plagosur janë dërguar në spitalin e Sarandës, por më pas, njëri prej tyre, Luli Ahmeti, është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Arapi ka qenë i shoqëruar nga disa persona të tjerë në momentin kur është konfliktuar me tre pjesëtarët e familjes Ahmeti. Ai është shpallur në kërkim nga policia, teksa mësohet se ai është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2016 pasi i është gjetur në banesë një kallashnikov dhe 56 fishekë.
Ende nuk dihen arsyet e nisjes së konfliktit që përfunoi me tre të plagosur. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij.