"Të arrestohet Zuckerberg dhe Xi Jinping"/ Deklarat e të sëmurës mendore, që u morën si provë nga komisioneri Jacobs kundër Imerajt

30 March 2022, 17:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Të arrestohet Zuckerberg dhe Xi Jinping"/ Deklarat e të

Theo Jacobs, vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit ka referuar si prova kundër prokurores Elisabeta Imeraj disa e-maile të një personi të sëmurë mendor.

Personi në fjalë, me inicialet E.F., mes e-maileve që ka drejtuar në adresë të komisioneve të vettingut dhe të Prokurorisë së Posaçme, pretendon edhe se ndaj saj është testuar Covid, ka akuzuar Presidentin e Kinës, Xi Jinping, madje edhe Mark Zuckerberg se e kanë helmuar.

“Jua them unë. Koronavirusi është eksperimentuar te mua në vitin 2019 kur Saimir Tahiri u mor i pandehur dhe buçe Valdrin Pjetri agjent i iranianëve u shkarkua nga drejtor i përgjithshëm i hipotekave. Pra është virus i krijuar në laboratorët e Kinës dhe më zgjodhën mua për të eksperimentuar dhe unë do denoncoj Xi Jiping dhe shtetin kinez për dëmin e shkaktuar dhe metodat e tyre eksperimentale me vaksina ndaj meje dhe çdo shtet që është përfshirë në këto eksperimente. Unë jam qenie njerëzore dhe jo kavia juaj perverse. Unë jam kundër vaksinave dhe kjo ndodhi dy ditë pas ditëlindjes së Ilir Metës i cili është agjent i kinezëve”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

E.F është bërë e njohur për institucionet shqiptare me denoncimet e saj por që ‘argumentet’ e saj të bëheshin edhe ‘argumente’ në gjykatë kjo nuk mendohej. Megjithatë, Jacobs i ka publikuar.

"Të arrestohet Zuckerberg dhe Xi Jinping"/ Deklarat e të

"Të arrestohet Zuckerberg dhe Xi Jinping"/ Deklarat e të

"Të arrestohet Zuckerberg dhe Xi Jinping"/ Deklarat e të

 



Video