Arrestohet i riu me pistoletë stilolaps dhe me fishekë në makinë

30 March 2022, 14:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet i riu me pistoletë stilolaps dhe me fishekë në
Arma e sekuestruar

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të mërkurë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se më pranga ka rënë shtetasi Samuel Bodlli, 21 vjeç, banues në Shijak. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga i riu, u gjetën dhe sekuestruan një “pistoletë stilolaps” dhe disa fishekë.

 


Video