Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ka lënë mandatin e deputetit. Bllako ka paraqitur sot zyrtarisht dorëheqjen nga mandati në Kuvend.
Dorëheqja u paralajmërua dje nga vetë Bllako i cili përmes një statusi në Facebook shprehej se mbledhja e Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij ishte i panevojshëm pasi ai do të mbrohej si qytetar i thjeshtë.
Kjo do t’i hapë rrugën arrestimit të tij siç ka kërkuar SPAK, pa qenë nevoja që Kuvendi të japë miratim.
Për ekzekutimin e arrestimit nga policia, do të pritet që Kuvendi të protokollojë kërkesën e dorëzuar nga Bllako për lënien e mandatit të deputetit.