Një investigim i përbashkët i gazetës së pavarur ruse The Insider, në bashkëpunim me rrjetin amerikan CBS dhe gazetarët gjermanë të Der Spiegel, ka zbuluar detaje tronditëse nga e ashtuquajtura "Sindroma e Havanës", një armë teknologjike që aludohet se përdoret nga Rusia për të sulmuar diplomatët amerikanë.
E raportuar për herë të parë në Kubë, nga ku ka marrë dhe emrin, arma misterioze me valë akustike dyshohet se u përdor në atë kohë për targetimin e stafit të ambasadës amerikane në Havana, duke i bërë që të shfaqnin simptoma si dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella, dobësi, por edhe simptoma të tjera afatgjata.
Por sipas këtij investigimi të përbashkët, arma është përdorur nga shërbimet sekrete ruse në vitin 2014 për të sulmuar stafin e konsullatës amerikane në Frankfurt am Main, Gjermani.
Punonjësit e njësisë ushtarake me kodin "29155" të Drejtorisë kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse mund ta përdorin këtë armë për të sulmuar diplomatët amerikanë, zyrtarët dhe oficerët e inteligjencës.
Për herë të parë në këtë investigim pretendohet se agjentët rusë infiltruan samitin e Natos në mbajtur në vitin 2023 në Vilnius të Lituanisë, duke targetuar me këtë armë një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes amerikane.
"Inteligjenca ushtarake ruse depërtoi në samitin e NATO-s 2023 në Vilnius dhe sulmoi me sukses një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA. Rusia po bën luftë kundër nesh dhe ne vazhdojmë të pretendojmë se nuk është ashtu", thuhet në investigimin e transmetuar në emisionin "60 minutes", me të ftuar special Greg Edgreen, zyrtari i lartë amerikan i cili inicioi hetimin e Pentagonit për Sindromën e Havanës.
Investigimi i plotë: