Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi u bë sot shenjestër e një atentati të dyshuar me armë zjarri, ku si pasojë e plumbave, kanë mbetur dy persona të plagosur.
Sipas informacioneve të para, të plagosur kanë mbetur nëpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës, përkatësisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Autori që ka kryer sulmin, dyshohet se është person i njohur për Policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.
Dyshohet se Ibrahimi ka qenë shënjestër për shkak të një konflikti që ai ka me një familje të njohur në Haraçinë, me anëtarët e së cilës ka patur edhe më herët përplasje.