Epidemi e re? Në Kinë po rriten rastet e një sëmundjeje rezistente ndaj antibiotikëve

1 April 2024, 12:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Epidemi e re? Në Kinë po rriten rastet e një sëmundjeje

Një raport i ri nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se Kina mund të jetë vendi që qëndron prapa rritjes globale të një sëmundjeje të re infektive: supergonorrhea.

Sipas raportit, të botuar këtë javë, rreth 98% e mostrave të baktereve të marra nga pacientët me sëmundje seksualisht të transmetueshme në 13 provinca kineze ishin në gjendje të shmangnin me sukses një nga antibiotikët e linjës së parë.

Nga më shumë se 2800 mostra bakteresh nga pacientët me gonorre në Kinë të mbledhura në vitin 2022, rreth 98% u zbuluan se ishin rezistente ndaj ilaçit ciprofloxacin, ndërsa rreth 78% i rezistuan trajtimit me penicilinë. Po kështu, rreth 17% e mostrave rezultuan rezistente ndaj azitromicinës dhe cefiksimës, ndërsa 8% ishin imun ndaj ceftriaxone, një përqindje shumë më e lartë se ajo e regjistruar nga vendet e tjera.

Rastet e supergonoresë, rezistente ndaj antibiotikëve nuk janë të reja. Megjithatë, Kina ka norma 40 herë më të larta se ato të vendeve të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja, gjë që shqetëson mjekët.

Për shembull, në vitin 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 0.2% e mostrave treguan ndjeshmëri të reduktuar ndaj ceftriaksioma, e njëjta shifër e regjistruar në Shtetet e Bashkuara midis 2016 dhe 2020. Ndërkohë, në Kanada, rezistenca ndaj të njëjtit antibiotik ishte rreth 0.6%  midis 2017 dhe 2021./VoxNews


Video