Tronditëse në Francë/ U zhduk në rrethana misterioze, eshtrat e 2-vjeçarit gjenden pas 1 viti, 90 metra larg shtëpisë së gjyshit

1 April 2024, 08:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tronditëse në Francë/ U zhduk në rrethana misterioze,

Hetuesit francezë kanë zbuluar eshtrat e një fëmije që rezultonte i zhdukur që prej vitit 2023. Një rast që tronditi mbarë opinionin në Francë.

Emile Soleil ishte dy vjeç e gjysmë kur u zhduk më 8 korrik të vitit 2023, ndërsa qëndronte me gjyshërit e tij në një fshat në Alpet Franceze.

Për herë të fundit ai u pa nga fqinjët duke ecur vetëm në një rrugë që quhej “Le Vernet”.

Mbetjet kockore u gjetën në një distancë prej 90 metrash nga shtëpia e gjyshërve. Mediat e huaja raportojnë se eshtrat u gjetën “në një shteg midis një kishe”. Po ashtu u tha se kjo zonë ishte kontrolluar shumë mirë nga policia.

“Nuk ka gjasa që një kafshë të sjellë mbetje njerëzore në fshat. Kjo na çon në skenarin që një person ka sjellë eshtrat e Emilit dhe me shumë gjasa kohët e fundit”, shtoi kryetari i bashkisë.

“Ky lajm tronditës është ai që kishim frikë. Tani e dimë, në ditën e Ringjalljes Katolike, se Emile po na vëzhgon në dritën dhe dashurinë e Zotit, por dhimbja dhe trishtimi mbeten. Tani është koha për t’u pikëlluar, për t’u lutur dhe për të reflektuar”, thanë prindërit e vogëlushit përmes avokatit të tyre, i cili bëri thirrje që të respektohen momentet private të familjes. Hera e fundit që Emili u pa ishte me gjyshin e tij 58-vjeçar.

Që atëherë, fati i tij ka qenë i panjohur dhe hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë mundësi, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen. Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist-osteopat, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk.


Video