Por pse i duhej qeverisë dhe Partisë Socialiste një personazh me kaq kusure, në krye të një institucioni me rëndësi të veçantë, e që xhiron çdo ditë miliona lekë. Në vijim, do t’ju faktojmë se si në postin e drejtorit të OSHEE-së, Plator Mehmeti ka arritur të ndërtojë skemën dhe kompaninë HTM që do të merrte 25 milionë euro tendera, dhe burimi kryesor do të ishte OSHEE, ku ishte vetë drejtues.
Kompania HTM themelohet në vitin 2009 nga shtetasi Ilir Tabaku, i cili rezulton një personazh me lidhje të forta të së majtës, e madje me familjarë të punësuar në institucionet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, si bashkia, porti apo edhe në kompani që gjithashtu rezultojnë të favorizuara në fondet shtetërore.
Dy vite pas themelimit të kompanisë HTM, shënohet edhe gjurma e parë e lidhjeve të Plator Mehmetit me kompaninë e Ilir Tabakut. Mehmeti blen nga Ilir Tabaku 90 % të aksioneve për vlerën 90 mijë lekë, e bëhet kështu pronar ligjor i kësaj kompanie. Por pas një viti, bëhet një tjetër transaksion i dyshimtë, ku Mehmeti i rishet 90 % të aksioneve themeluesit të kompanisë Ilir Tabaku me të njëjtën vlerë që i bleu, pra 90 mijë lekë. Në 31 janar të vitit 2014, Tabaku vendos pezullimin e aktivitetit, për ta rihapur sërish një vit më pas.
Sipas bilanceve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për vitet 2011-2013 kjo kompani kishte faturuar rreth 20 milionë lekë ose 200.000 euro nga shitja e materialeve ndërtimore.
HTM, do të qëndronte e pezulluar për më shumë se një vit, për tu riaktivizuar në shtator të vitit 2015, një vit pas Ardian Çela do të emërohej si Drejtor i Përgjithshëm i OSHEE dhe Plator Mehmeti kryeinxhinier i OSHEE-së në Durrës, qark kur Çela është një nga drejtuesit politik kryesor të Partisë Socialiste.
Duket se angazhimi elektoral, kërkonte edhe suport financiar, ndaj dhe kompania me një xhiro modeste për sektorin e ndërtimit, riaktivizohet në vitin 2015, dhe bashkë me statusin e ri të Ardian Çelës dhe Plator Mehmetit nis edhe suksesi i kompanisë HTM.
Brenda pak muajsh, nga aktivizimi në shtator të vitit 2015, kompania HTM, faturon plot 36 milionë lekë apo 360 mijë euro. Pra kjo kompani për 4 muaj faturon afërsisht dyfishin e xhiros së tre viteve të marra sëbashku, kur Ardian Çela nuk ishte ende drejtor OSHEE-je e Plator Mehmeti Kryeinxhinier i Durrësit.
Që prej kësaj kohe, kompania HTM do të njihte xhiro dhe fitime vetëm në rritje dhe duke i shumëfishuar nga viti në vit, të ngjashme me ato të 5D, në Tiranë.
Shpërthimi i aftësive manaxheriale kapitalizohet në bilancin e vitit 2016, kur kjo kompani faturon 293 milionë lekë nga të cilat fiton 104 milionë lekë neto, pra me një normë fitimi 30%.
Duket se eksperienca disa vjeçare tashmë në OSHEE, e Plator Mehmetit ka ndikuar që kompania HTM në vitin 2017, të zgjerojnë aktivitetin duke përfshire burimet e rinovueshme të energjisë.
E ky zgjerim rezulton menjëherë i suksesshëm ku vetëm në vitin 2017 kompania HTM fautorn 614 milionë lekë duke arritur një fitim prej 183 milionë lekësh, fitim ky i barabartë me 3 vite xhiro të po të njëjtës kompani, kur rilindja nuk ishte në pushtet.
Ndërsa burimi kryesor apo i vetëm për të ardhurat e kësaj kompanie ishin tenderat milionëshe nga institucionet shhtetërore, oreski shtohet edhe më tej, me zgjerimin e aktivitetit edhe në një tjetër sektor, atë të ujsjellës-kanalizimeve. Në vitin 2018 dhe 2019, sipas dokumenteve të dorëzura nga QKB nga punonjësi Mirgen Merollari kompania HTM operonte edhe në sektorin e ujësjellsave, që siç rezulton nga provat e siguruara, çdo zgjerim aktiviteti shoqërohej më pas edhe me nga një tender të majm.
Një prej abuzimeve më të rënda, që ka lënë prova ulëritëse për organet e drejtësisë shënohet në maj të vitit 2019.
Në këtë muaj, kompania HTM regjistron adresë dytësore pranë Autoritetit Portual Durrës. Sipas dokumentacionit të dorëzuar pranë QKB kjo adresë regjistrohet si detyrim ligjor për kontratën e lidhur me këtë institucion për “Shërbim për mirëmbajtjen e aseteve elektroenergjitike për katër vite”. Nuk ka asnjë të dhënë për këtë procedurë në OpenData pasi është pasqyruar një tjetër tender për këtë shërbim të fituar nga kjo kompani në vitin 2023. Por të dhëna interesante përftohen nga një Audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Autoritetit Portual Durrës.
Në këtë raport thuhet shprehimisht se kjo procedurë është në shkelje flagrante ligjore dhe është cilësuar dëm për institucionin. Sipas KLSH-së dëmi i përllogaritur nga dhënia e tenderit në mënyrë fiktive e për më tepër një kompanie që nuk plotësonte as kriteret, shkaktoi një dëm prej rreth 105 milionë lekësh apo 1. 1 milionë euro.
Në kushtet kur në garë nuk ka operatorë të tjerë KVO duhet të anulonte procedurën, duke analizuar shkaqet, ndryshimin e kritereve për të rritur numrin e pjesëmarrësve dhe zhvillonte një procedurë të re për të shmangur paligjshmërinë e përdorimit të fondit publik në vlerën105,384,000 lekë, në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”.
Ndërsa KLSH analizon këtë tender abuziv dhe kompaninë HTM si fituese e garës, sjell në vëmendje edhe disa tendera të tjerë që kjo kompani ka fituar nga OSHEE. Këto të dhëna interesante përftohen në momentin kur kompania HTM paraqet për plotësim kriteresh në tender, kontratat dhe bashkëpunimin me kompanisë AL-ASFALT. Kjo e fundit vetëm në vitin 2016 ka përfituar jo pak, por 5 milionë euro tendera vetëm në një vit nga OSHEE, ku Plator Mehmeti, pronar i HTM, ishte kryeinxhinier. Nëse i referohemi gjetjeve të KLSH-së për vitin 2016, kompania HTM dhe AL-ASFALT, kanë përdorur të njëjtën skemë siç 5 D në Tiran. Al ASFALT ka fituar nga OSHEE, tenderat “Instalim, montim i sistemit të kontrollit të rrjetit elektrik, kabinave të transformimit në Durrës”, vlera 292,728,000 lekë. Zgjerim rrjeti 20kv ne sektorin rinia me dalje te re F.16.SP nga ns.t Spitalle me linje kabllore nëntokësore me kabina te reja 20kv dhe rrjet TU”, me vlerë 174, 979,555 lekë.“Ndërtim dhe rikonstruksion kabina, rrjet elektrik shpërndarje TM-TU në Kavajë”, vlera 29.213.126 lekë. Dhe nëse i referhohemi auditit të KLSH dhe dokumenteve zyrtare të këtyre kompanive, të firmosura para noterit, tenderat në OSHEE fitoheshin nga AL ASFALT dhe më pas punimet kryheshin me nënkontraktim nga HTM e drejtorit të OSHEE Durrës. Dhe kur është rinovuar kontratat në vitin 2023, HTM del në skenë si bashkëfituese e tenderit nga OSHEE për “Mirëmbajtja e aseteve elektronergjitike për 3 vite sëbashku me AL ASFALT.
Bumin financiar kompania HTM do ta njihte në 5 vitet e fundit, ku do të rezultojë një nga kompanitë më të sukseshme në vend, e cila nga 2019 deri në vitin 2023, viti i fundit i dorëzimit të bilanceve në QKB, do të përllogarisë një xhiro prej 25 milionë eurosh, e të gjitha këto nga tenderat dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Fillimisht do të ndalemi tek xhiroja e kësaj kompanie, për të marrë më pas një e nga një tenderat e fituar, pjesa më e madhe të cilave rezultojnë të jenë fituar nga OSHEE, ku Plator Muhameti është drejtues.
Për vitin 2018 kompania HTM kompania ka një faturim në vlerën 177.000.000 lekë dhe një fitim 24.000.000 lekë. Ajo qe vihet re në këtë bilanc është se kompania ka në pronësi toka në vlerën 300.000 euro dhe ndërtime në vlerën 2.1 milion euro.
Në vitin 2019, do të nis edhe ndryshimi i madh, ku veç tenderave nga OSHEE, kompania do të jetë e preferuara e kryebashkiakëve dhe drejtorëve socialistë, që do ta kontraktojnë për punime të ndryshme. Këtë vit HTM deklaron 355.300.000 lekë xhiro dhe një fitim 80.000.000 lekë. Po në këtë vit kompania deklaron se ka blerë aksione në një tjetër kompani.
Sipas të dhënave në QKB kompania HTM është 100% aksionere e kompanisë BE-IS Energy.
Dhe pse aksionet janë blerë në vitin 2019 kontrata është depozituar në vitin 2020 në QKB.
Vlera e aksioneve është 105.000 euro, por nga verifikimet rezulton se kjo kompani zotëron një koncension për ndërtimin e një hidrocentrali. Për këtë vit, në bilanc deklarohet dhe një depozitë bankarë në vlerën 150.000.000 lekë.
Në vitin 2020, HTM ka një faturim 287.000.000 lekë dhe fitimnë vlerën 46.000.000 lekë.
Depozita shkon në vlerën 210.000.000 lekë.
Për vitin 2021, tenderat e fituar dhe xhiroja trefishohet dhe faturimi nga HTM deklarohet 61.000.000 lekë dhe fitim 117.000.000 lekë.
Edhe viti pasardhës vijon me rritje të mëtejshme, me një xhiro prej 800 milionë lekësh dhe 83 milionë lekë fitim. Vlera e trojeve në këtë vit shkon 480.000 euro.
Rënia fillon sërish në vitin 2023. Ndërsa kryeministri Edi Rama shkarkon Ardian Çelën nga OSHEE dhe në kupolën e këtij institucioni nisin largimet, edhe kompania HTM e ndjen direkt me përgjysmim të xhiros së 2 viteve të fundit. Për vitin 2023 kjo kompani deklaron një xhiro prej 375 milionë lekësh dhe një fitim 35 milionë, që sërish mbetet një nga xhirot e paarritshme për mijëra biznese shqiptare të atij sektori.
Nëse do të ndalemi tek tenderat e fituar nga kjo kompani, rezulton se pjesa më e madhe e tyre janë pa garë dhe me flamur të kuq, ç’ka nënkupton shkeljet në procedurën e tenderimit. Miliona euro janë përftituar nga institucionet e energjetikës, KESH, OST si dhe vetë OSHEE ku Plator Mehmeti është drejtor.
Tenderat nga Drejtoritë në varësi të Belinda Ballukut janë marrë pikërisht në bumin financiar të kësaj kompanie, pra nga viti 2019 deri në vitin 2023, e përllogariten në miliona euro. Pjesa më e madhe e tenderave, siç duket nga dokumentet e prokurimeve janë pa garë.
Operatori i Sistemit të Transmetimit OST
REF-79325-09-08-2023
Vlerë 49.134.792 lekë datë 08.09.2023
Operatori I Sistemit te Transmetimit OST
REF-50916-11-23-2022
Vlerë 2.276.949 lekë, datë 23.11.2022
Operator I Sistemit te Transmetimit OST
REF-58919-05-26-2020
Vlerë2.146.240 lekë, datë 26.05.2020
Operator I Sistemit te Transmetimit OST
REF-43741-11-18-2019
Vlerë 16.639.000 lekë, datë 18.11.2019
Operatori I Shperndarjes se Energjise Elektrike
REF-15806-03-28-2019
Vlerë 14.960.000lekë, datë 28.03.2019
Operatori I Sistemit te Transmetimit OST
REF-20569-05-06-2019
Vlerë 2.715.200 lekë, datë 06.05.2019
Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
REF-20445-05-03-2019
Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel
REF-83956-10-16-2023
Vlerë 142.000.000 lekë, datë 16.10.2023
Drejtoria Rajonale e OSSH Shkoder
REF-92707-01-04-2024
Vlerë 108.608.000 lekë, datë 04.01.2024, tender me Flamur të kuq
Drejtoria Rajonale e OSSH Berat
REF-96178-02-22-2024
Vlerë 8.669.423 lekë, datë 22.02.2024, tender me Flamur të kuq
Operatori i Sistemit të Transmetimit OST
REF-54982-12-23-2022
Vlerë 2.646.956 lekë, datë 23.12.22, tender me flamur të kuq
Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike
REF-89661-03-10-2021
Vlerë 44.985.000 lekë, datë 10.03.2021, tender me flamur të kuq
Por jo vetëm nga drejtoritë e ministrisë së Linjës ku Platro Mehmeti është drejtor, por edhe për Bashkinë e Durrësit dhe institucionet e tjera të qytetit bregdetar, ku Mehmeti është pjesë e shtabit elektoral, HTM rezulton kompania e preferuar e tenderave të majmë, e thuajse të gjithë këto tendera janë pa garë...
Bashkia Durres
REF-34456-11-16-2017
Vlerë 5.796.640, datë 16.11.2017 tender me Flamur të kuq
Bashkia Durres
REF-24343-05-29-2019
Vlerë 43.950.000 lekë, datë 29.05.2019, tender me Flamur të kuq
Bashkia Durres
REF-54971-03-26-2020
Vlerë 130.146.289 lekë, tender me Flamur të kuq
Bashkia Durres
REF-13516-07-18-2024
Vlerë 6.923.008 lekë, datë 18.07.2024, tender me Flamur të kuq
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës
REF-17919-09-04-2024
Vlerë 97.733.260 lekë, datë 04.09.2024, tender me Flamur të kuq
Ndërmarrja Rruga Durrës
REF-63060-06-29-2020
Vlerë 4.350.000 lekë, datë 29.06.2020, tender me flamurë të kuq
Sh.A Ujesjelles Kanalizime Durres
REF-70805-05-23-2018
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës
REF-17919-09-04-2024
Vlerë 98.897.960 lekë, datë 04.09.2024, tender me Flamur të kuq
Veç bashkisë së Durrësit, në 3 vitet e suksesit, për HTM edhe bashkia e Tiranës kthehet në hambar tenderash. E më pas aktiviteti shtrihet edhe në bashkitë e tjera të drejtuara nga socialistët.
Bashkia Tirane
REF-88503-02-26-2021
Vlerë 305.684.203 lekë, datë 26.02.2021
ECO Tirana
REF-16038-12-21-2021
Vlerë 66.198.080, adtë 21.12.2021, tender me Flamur të kuq
Qeverisja Vendore Këlcyrë
REF-91451-03-29-2021
Vlerë 249.483.204 lekë, datë 29.03.2021
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec Sh.A
REF-70609-05-25-2023
Vlerë 4.607.000 lekë, datë 25.05.2023
Bashkia Berat
REF-49735-11-14-2022
54.488.310 lekë, datë 14.11.2022
Në të treja vitet, 2022, 2023, 2024, kompania HTM edhe pse e denoncuar vazhdimisht në media për tenderat abuziv, do të thith miliona euro edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Porti i Durrësit, të tjera institucione nën hyqmin e Belinda Ballukut.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
REF-24421-10-14-2024
Vlerë 208.333.230lekë, datë 14.10.2024
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
REF-43498-09-27-2022
Vlerë 206.188.896, datë 27.09.2022, tender me Flamur të kuq
Autoritet i Portual Durres
REF-64946-04-05-2023
Vlerë 85.348.800 lekë, datë 05.04.2023
Për periudhën 2019-2024 sipas të dhënave në Open Data Albania kjo kompani ka përfituar 671.539.194 lekë pagesa nga Thesari i Shtetit. ndërkohë pjesën më të madhe të pagesave nga buxheti i shtetit është marrë nëpërmjet kompanive të tjera me të cilat HTM ka bashkëpunuar në fitimin e tenderit.
Në këtë periudhë të artë, Ilir Tabaku blen edhe 50% të aksioneve së bashku më shtetasin Dorian Baba në kompaninë J-ENERGY. Edhe Baba rezulton gjithashtu zyrtar i OSHEE-se, ç’ka zgjeron edhe më shumë rrjetin e punonjësve dhe drejtorëve të OSHEE të përfshirë në këtë skemë./Syri.TV