
Një gjë e dhimbshme dhe alarmuese po i ndodh sot nxënësve në shkollat e Shqipërisë. Ata po shndërrohen në konsumatorë të drogërave, si kanabis, tullumbacet me azot e deri tek drogërat më të forta.
Ndikimi i shoqërisë, konfliktet në familje dhe rrjetet sociale janë gjithashtu disa nga shkaqet pse fëmijët i drejtohen përdorimit të drogës.
Shumë lajme po shohim këto ditë, arrestime ‘spaçatorësh’, ndalime... por nuk kemi një plan si ta ndalim këtë plagë të re e cila po trondit familjet shqiptare.
Prindi i një nxenëseje në klasën e 10-të në Tiranë, më mori në telefon dhe donte ta denonconte këtë fenomen.
Një i rritur në kompleksin e pallatave ku ai jetonte, që është një zonë e shtrenjtë dhe e sigurt në kryeqytet, u shiste kanabis nsënësve.
Fatkeqësisht pre e këtij ‘spaçatori’ kishte rënë edhe vajza e këtij prindi, i cili ishte shumë i shqetësuar, pasi kishte gjetur kanabis në çanten e shkollës së vajzes së tij.
Kjo po është një alarm, se rinia po na drogohet. Kjo është fakt. Video e mëposhtme flet më shumë se sa fjalët.
Nuk mundet këtë ta bëjë vetëm policia, por duhen të gjithë bashkë, “FAMILJA+SHKOLLA+DREJTËSIA dhe POLICIA”.
Një rini e droguar nuk ka të ardhme, por vetëm regres, për familjen dhe shoqërinë, prandaj ky fenomen duhet ndalur dhe zëri i gjithsecilit duhet ngritur.
Shënim: Ky është një opinion i vetë gazetarit, lajmi është marrë me miratimin e tij.