Ekskluzive/ Gent Progni për VoxNews: Ja pse familja ime ndodhet në rrezik!

19 Shtator 2023, 14:39Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gent Progni

Dyshoj  te denoncimet e mia për AKSH-in, kadastrën dhe Tims”, ky ka qenë reagimi i ekspertit të IT, Gent Progni për VoxNews

Progni ka treguar për VoxNews se ka bërë kallëzim në komisariatin nr 4 në Tiranë dhe është marrë pajisja për kontroll gjurmësh dhe ADN.

Kujtojmë se eksperti i njohur i IT, Genti Progni u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masa për të siguruar jetën e tij dhe të familjes.

Ai publikoi një video përmes së cilës tregon se në pjesën e pasme të makinës i kanë vendosur një gjurmues lëvizjesh (AirTag).

Çfarë çshtë 'AirTag' pajisja që është gjetur në makinën e bashkëshortes së, Gent Prognit:

Një AirTag është një pajisje gjurmuese e krijuar nga Apple. Bëhet fjalë për një pajisje e vogël që mund të vendoset në sende personale, si çelësa, kuleta, çanta shpine etj., për t'i gjetur lehtësisht në rast humbjeje ose vendosjeje të gabuar.

Pajisje të vogla dhe të lehta, me një dizajn rrethor dhe të lëmuar, nuk është një produkt inovativ, pasi më parë kishte disa produkte që funksiononin në të njëjtën mënyrë./VoxNews

Video