Skandal/ Ekspertit të IT që denoncon abuzimet, i vendosin çip gjurmues: Familja ime është në rrezik!

19 Shtator 2023, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gent Progni

Eksperti i njohur i IT, Gent Progni, me anë të një video në 'Facebook', ka denoncuar se familja e tij është në rrezik. 

Progni shkruan se i kanë vendosur një mikroçip gjurmues në makinën e bashkëshoretes së tij. 

Sipas ekspertit të IT, kjo ka ardhur si pasojë e iniciativës së tij në denoncimet e skandalit të AKSH-it.

Rastin eksperti Progni e ka denoncuar në polici dhe po merren organet kompetente me këtë skandal

Postimi i Prognit:

Ne makinen e vetme ne emer te familjes time (bashkeshortes), ne makinen qe leviz cuni im eshte gjetur nje airtag i vendosur per te pakten 1 jave te cilin e zbulova dje!

I vendosur poshte targes se makines ka gjurmuar prej nje jave te gjitha levizjet!

Gjithcka lidhet vetem me iniciativen time per ti cjerrur masken AKSHIT , dyshoj vetem te personat qe une i kam denoncuar!

Kam bere denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet te bejne detyren, falenderoj per reagimin e shpejt dhe pres te kete rezultate! Kushdo qe ka guxuar te afrohet kaq shume nuk me tremb aspak!

As nuk do me largoje dot nga Shqiperia e as nuk do me mbylle gojen! Pushka top e mua me ka nga pas!!!

Shihemi shpejt burracak!!!

Video e publikuar nga Gent Progni:

 

Video