UKT kallëzon penalisht në Prokurori personat që mashtruan me pagat!

19 Shtator 2023, 13:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje më rastin e raportuar në media, për një skemë mashtrimi në lidhje me pagat e punonjësve.

UKT, bën me dije se me marrjen e informacionit, kryerjen e verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme ka referuar pranë Prokurorisë së Tiranës rastin (kallëzuar penalisht) duke ju vënë në dispozicion të plotë materialet, si dhe informacionin e nevojshëm.

Në mënyrë të menjëhershme, pas faktimit të vjedhjes nga ana e UKT, u bë largimi nga detyra i personave përgjegjës të përfshirë në këtë ngjarje.

Aktualisht po vijon puna e përbashkët me organin e Prokurorisë për verifikimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të ngjarjes.

UKT do të jetë gjithmonë e angazhuar për të shtuar bashkëpunimin me organet ligjore, duke i krijuar Prokurorisë të gjitha hapësirat e nevojshme për të ushtruar funksionet e saj.

UKT dëshiron të bëjë me dije opinionin publik se tashmë është faktuar plotësisht se pagat e punonjësve nuk janë prekur dhe se do të vijojë të jetë në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe me standarde sa më të larta.

Video