
'Vendim qesharak', ky ka qenë komenti i Jashar Majës i pyetur nga VoxNews në lidhje me lajmin se Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën ndaj anëtarëve të fisit Rraja nga ‘plagosje e rëndë me dashje’ në ‘plagosje të lehtë’.
Maja tha se do ta ankimojë këtë akt ekspertimi të Prokurorisë së Tiranës, pasi ata që kanë ndjekur hetimet i kanë bërë armët lodra.
Kujtojmë se ditën e sotme doli lajmi se Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën ndaj anëtarëve të fisit Rraja, disa prej tyre të arrestuar dhe disa në kërkim për sulmin barbar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja në Borizanë në fillim të muajit korrik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.
Reagimi i ish-kryeministrit Berisha:
“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!”, shkruan Berisha.
Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja pas protestave të tyre kundër guroreve dhe shpërthimeve të kryer nga kompania e Rrajave në Borizanë./VoxNews