Kadastra, zyra e drejtuar nga Kiara Haskaj kthen përgjigje prej analfabetësh funksionalë

1 Shtator 2023, 19:52Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rasti i kthimit të përgjigjes të një qytetar dhe Kiara Haskaj

Sistemi nuk është as problemi i vetëm dhe as më madhori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Problemi kryesor i saj, siç dëshmojnë dhjetëra e dhjetëra shkresa që janë bërë publike janë njerëzit dhe drejtuesit e saj.

Shembulli perfekt i paaftësisë së punonjësve të Kadastrës mund të konsiderohet drejtuesja e Agjencisë për Rajonin e Veriut, Kiara Haskaj. Kjo e fundit firmos shkresurina, por ose nuk i lexon, ose bën pjesë në grupin e analfabetëve funksionalë, që do të thotë se i lexon, por s’i kupton përmbajtjen e tyre.

Një rast që ka mbërritur në redaksinë e Voxnews.al është rasti i kthimit të përgjigjes të një qytetari. Sipas përgjigjes së kthyer, qytetari që kishte shpenzuar para dhe kohë për të marrë një kopje të kartelës së pasurisë së tij nuk kishte plotësuar dokumentacionin.

Në kthim-përgjigjen e firmosur nga drejtorja Kiara Haskaj paraqiten tre pika se pse ishte refuzuar kërkesa për kartelë e qytetarit. Si për ta bërë më serioze dhe zyrtaren përgjigjen e refuzimit, pika e parë thotë se ka mungesë dokumentacioni, duke përsëritur me fjalë të tjera të njëjtin konstatim të bërë që në paragrafin e parë, ku refuzohet kërkesa.

Pika e dytë më pas është perla e gjithë përmbajtjes së refuzimit. Në këtë pikë i thuhet qytetarit se nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar ai duhet të dorëzojë…një asgjë. Këtu këputet filli i logjikës së shkresës së Kiara Haskajt.

Në këtë pjesë citohet më pas ligji për Kadastrën, duke ja lënë qytetarit në dorë që ta gjejë vetë se çfarë i mungon në dokumentacion. Aty nuk emërtohet as dokumenti, as ndonjë lloj shkrese tjetër që të plotësohej dosja dhe të përfitonte sipas kërkesës kartelën e pronës dhe treguesit e saj.

Pika e tretë e shkresës është një rrëmujë teknike akoma më e madhe, që as vetë punonjësit e Kadastrës nuk e deshifrojnë dot se çfarë ka dashur të shkruajë Kiara Haskaj.

Kadastra, zyra e drejtuar nga Kiara Haskaj kthen përgjigje prej

Ky është problemi madhor i Kadastrës, që të paktën në këtë rast sistemi i ka funksionuar. Por, ajo që nuk ka funksionuar është truri i punonjësve të agjencisë, që i kanë djegur kohën dhe paratë me një kthim-përgjigje paçavure.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video