SKANDALI me sistemin/ QKB nuk kthen përgjigje, bizneset gjobiten për faj të institucionit!

7 Shtator 2023, 13:43Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qendra Kombëtare e Biznesit

Bizneset kanë problem për të dorëzuar bilancet online në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përmes E-Albania, u ndeshen me sorollatje për shkak të bllokimit të punës.

Krahas dorëzimit online të pasqyrave financiare, që zgjaste mesatarisht disa minuta, tashmë është shtuar dhe plotësimi i një sërë dokumenteve të tjera, si raporti i ecurisë së aktivitetit të ekonomisë, informacion për aktivet, të ardhurat, numri mesatar i punonjësve, kodin e biznesit etj.

Disa biznese janë ankuar në redaksinë VoxNews se sistemi është shumë i ngadaltë dhe faqja donte kohë të merrte dokumentet.

Për t’i ngarkuar raportet mund të të marrë edhe disa ditë kohë pasi serverat e QKB nuk e përpunojnë dot informacionin në kohë dhe ngec. Ata thane për VoxNews se sistemi nuk u përgjigjet dhe ata duhet të ngarkohen me gjoba që duhet ti paguajnë bizneset.

Sistemi ka probleme teknike dhe nuk i gjeneron ndryshimet në formular, aplikimi në fillim faqa e nxjerr se ka rezultuar me suksese dhe më pas e nxjerr se ka problem. Kemi dërguar email në QKB dhe kemi kontaktuar me ta dhe na thonë po trajtohen nga departamenti përkatës,’ tregon për VoxNews njëri prej bizneseve.

Por ky nuk është problem i vetëm me QKB, sipas bizneseve të cilat kanë denoncuar në VoxNews, një problem tjetër është edhe me afatet kohore.

Probleme teknika me QKB ka edhe me regjistrin tregtar kur bëjmë hedhjen e të dhënave për ti kaluar në regjistrin e pronarëve përfitues pasi kemi vonesa të afateve.  Ndërkohë që afati kohor është 30 ditë, në rast mos-zbatimi bizneset gjobiten me 4 milionë lekë”, thane për VoxNews.

Kjo nuk është hera e parë që Qendra Kombëtare e Regjistrimit nuk ofron shërbim për shkak të mosfunksionimit të sistemit on-line.  

Probleme të ngjashme kanë ndodhur shpesh edhe herë të tjera, është e paqartë përse ka ndodhur kjo dhe përse faqja është lënë kështu për kaq kohë./VoxNews

Video