
Denoncimet e shqiptarëve ndaj kompanisë “Wizz Air” nuk kanë të ndalur.
Një denoncim ka ardhur nga qytetarët shqiptarë të cilët denoncojnë, skandalin e anullimit të fluturimit të WizAir nga Athina për në Tiranë.
Denocimi i ardhur në redaksinë e VoxNews tregon se fluturimi me avionin e WizzAir duhet të ishte nisur në orën 22:20 dhe pas disa shtyrje fluturimi u shtye për ditën e nesërme (sotme).
Në rrjetet sociale, por edhe në bisedat e përditshme gjen çdo ditë individë, përfshi edhe persona publikë, të cilët i kanë hapur luftë kompanisë hungareze të fluturimeve ‘Wizz Air’, cila vërtetë ofron çmimet më të favorshme në treg, por ama me disa kusure të tjera, me të cilat shqiptarët po përballen çdo ditë.
Të shumtë kanë qenë ankesat nga qytetarët shqiptarë të cilët ankohen për kompaninë e avionëve WizzAir, por shteti s’ka reaguar ose të marrë masa për talljen që po u bëhet.
Wizz Air po kërkon të ulë kapacitetin
Wizz Air po kërkon të ulë kapacitetin me 10% në të gjithë rrjetin e tij për shkak të një problemi global me motorët e prodhuar nga Pratt & Whitney.
Wizz Air do të pezulloj një sër linjash gjatë sezonit të ardhshëm dimëror me Banja Lukën, Podgoricën, Prishtinën, Sarajevën, Nishin dhe Ohrin.
Aktualisht, nivelet e kapaciteteve për dimrin e ardhshëm janë ulur në Banja Luka, Podgoricë, Sarajevë dhe Tuzla në krahasim me sezonin 2022/23.
Flota e Wizz Air përbëhet nga mbi 150 avionë të familjes Airbus A320, duke përfshirë avionë më të rinj A320neo dhe A321neo, të cilët fuqizohen nga motorët e Pratt & Whitney.
Vonesat e gjata dhe kompesimi që duhet bërë nga WizzAir:
Kur vonesa është mbi 5 orë, ju keni të drejtën e rimbursimit brenda 7 ditëve, të vlerës së plotë të biletës me çmimin e blerjes, për pjesën ose pjesët e udhëtimit të pakryer dhe për pjesën ose pjesët pothuajse të realizuara, nëse fluturimi nuk i shërben më ndonjë qëllimi lidhur me planin fillestar të udhëtimit tuaj.
E drejta e kompesimit
250 euro për të gjitha fluturimet prej 1500 km ose më pak;
400 euro për të gjitha fluturimet brenda Europës më shumë se 1500 km, dhe për të gjitha fluturimet e tjera ndërmjet 1500 dhe 3500 km;
600 euro për të gjitha fluturimet që nuk janë parashikuar sipas (1) dhe (2);
Nëse kompania ajrore, ju ka ofruar një linjë tjetër për në destinacionin tuaj final me anë të një fluturimi alternativ, koha e mbërritjes të së cilës nuk e tejkalon kohën e mbërritjes së planifikuar, ai mund të zvogëlojë kompensimin e parashikuar më sipër në masën 50%.
Pse nuk hiqet licensa e kompanisë Wizz Air?
Wizz Air është kompani e një shteti që është Anëtari Bashkimit Evropian.
Wizz Air Hungary Ltd. është një transportues hungarez me kosto të ulët eregjistruar ligjërisht dhe me zyrën e saj qëndrore në Budapest, Hungari dhe nëse ka problematika të lidhura me performancën ato trajtohen nga autoriteti kompetent licensues hungarez (http://www.kormany.hu/tim).
Çështja e sigurisë në operim nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit (EASA https://www.easa.europa.eu/en), e cila është një agjenci me përgjegjësi për sigurinë e aviacionit civil, që kryen certifikimin, rregullimin dhe standardizimin dhe gjithashtu kryen hetim dhe monitorim.
Autoriteti i Aviacionit Civil heq përgjegjësinë nga vetja e tij:
AAC ka prej disa vitesh të vendosur në ambjentet e aeroportit të Tiranës, në Rinas, zyrën e Sektorit për të Drejtat e Pasagjerit (SDP) dhe një personel prej tre vetësh.
Kjo zyrë është përgjegjëse dhe bën monitorimin e vazhdueshëm të performancës të gjithë kompanive ajrore qëoperojnë nga/për Aeroportin e Tiranës në lidhje me vonesat mbi 2 orë, anulimet apo trajtimin e pasagjerëve në pritje për të udhëtuar.
Në aeroport ka gjithashtu stenda të vendosura mbi mënyrën e plotësimit të ankimit, broshura, fletpalosje, informacione, formularë të printuar në mënyrë që pasagjerët të njohin të drejtat e tyre ndaj Kompanive Ajrore në rastet e vonesave të gjata dhe anulimeve, ku ndër kohë stafi i SDP udhëzon pasagjerët që janë të interesuar mbiprocesin e ankimimit.
Pavarësisht këtyre masave, askush nuk mban përgjegjësi nga institucionet për talljen dhe sorollatjen që kompania Wizz Air i u bë shqiptarëve në aeroportin e Rinasit dhe në aeroportet ndërkombëtare./VoxNews