SKANDALI/ Denoncon qytetari: Ishim nisur për Malpensa, por na braktisën në Venecia!

13 Korrik 2023, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Wizz Air

Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme dhe rasteve të bëra publike, linja ajrore 'Wizz Air' vazhdon të tallet dhe torturojë shtetasit shqiptarë.

Mbrëmjen e kaluar, në redaksinë tonë kanë mbërritur pa fund denoncime për shërbimin skandaloz të kësaj kompanie që ndryshon oraret, i shtyn ato ose i anulon pa asnjë lloj arsye.

Një qytetar ka treguar për joq se ishte nisur për në Milano-Malpensa, por "WizzAir" i ka zbritur pasagjerët në Venecia duke iu thënë se autobusi do i çojë në destinacionin e tyre.


Por as kjo nuk ka ndodhur pasi qytetari tregon se ata janë braktisur në aeroportin e Venecias dhe kanë 6 orë rrugëve. Ndërkohë që vlen të thuhet se në mesin e pasagjerëve kishte edhe familje me fëmijë e të moshuar.

VoxNews ka denoncuar me dhjetra raste ku qytetarë që mbeten në aeroporte duke pritur për orë të tëra apo fluturime që anulohen papritur janë një panoramë thuajse e përditshme e WizzAir.

Futja e kompanisë së fluturimeve Low Cost Wizz Air në Shqipëri pritej që të ulte pak çmimet si edhe të përmirësonte shërbimin, por duket se të dyja këto janë ende larg.

Video