A do t’i tregojë Ahmetaj shokët? Elisabeta Imeraj: Pse nuk do të flasë

12 July 2023, 22:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do t’i tregojë Ahmetaj shokët? Elisabeta Imeraj: Pse nuk do
Elisabeta Imeraj

Prej disa ditësh tashmë, është folur për mundësinë që Arben Ahmetaj të flasë për përfshirjen e personave të tjerë në aferat për të cilat ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme.

Megjithatë, ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj shprehet se për sa kohë ish=numri dy i qeverisë Rama pretendon se nuk ka kryer asnjë vepër penale, gjasat që ky skenar të ndodhë janë të pakta.

“Për sa kohë që ai pretendon që nuk ka kryer vepra penale, nuk mund të presim që të na japë disa elementë të ngjarjes së ndodhur, apo përfshirjes së personave të tjera,” u shpreh Imeraj në studion e “Debat” në A2 CNN.

Po ashtu, sipas ish-kryeprokurores, mosprezenca e ish-ministrit Ahmetaj nuk e pengon SPAK-un që të vijojë me punën e tij në kërkimin e provave të reja dhe hetimin në tërësi.

“Ahmetaj ka dhënë deklarime në SPAK. Ka shprehur qëndrimin e tij. Nuk dimë se çfarë qëndrimi ka mbajtur. Apo nëse ka dhënë detaje që mund të cojnë në drejtime që çfarë do të bëjë më tutje.”

Imeraj thotë se “mospasja e ish-ministrit Arben Ahmetaj sot të arrestuar nuk pengon ecurinë e hetimeve dhe as mbledhjen e provave”.

Sipas saj, Ahmetaj ka zgjedhur të mbrohet duke u larguar nga vendi në një kohë kur SPAK paraqiti kërkesën për arrestimin e tij, duke ngritur dyshime se ka patur informacion për këtë veprim të prokurorisë.

“Largimi i Ahmetajt korrespondon me kohë kur është paraqitur kërkesa e SPAK na bën ne të ngremë pretendime se ka patur informacion që një veprim i tillë do ndodhte dhe ai ka zgjedhur të bëhet në mungesë. Ahmetaj është një qytetar që ka zgjedhur të realizojë mbrojtjen e vet në mungesë. Nga ana tjetër organi i akuzës që do të jetë koherent në qëndrimin e vet, do paraqesë masën e arrestit me burg. Ishte e pritshme që pozita e opozita do binin dakord për vijimin e veprimeve. Sapo jepet një masë sigurie shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe janë organet që diskutojnë. Mospasja e Ahmetajt sot të arrestuar nuk pengon ecurinë e hetimeve dhe as mbledhjen e provave. Ahmetaj ka kryer 3 vepra penale dhe lidhet me veprime individuale të zotit Ahmetaj, prokuroria nuk na ka dhënë një rezyme të qartë a është hetuar afera e inceneratorëve në vetvete”, tha Imeraj.


Video