SKANDALI/ “Wizz Air” vazhdon talljen me shqiptarët: Ka ndryshuar 3 herë orarin!

11 Korrik 2023, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Wizz Air

Kompania e fluturimit "Wizz Air", vazhdon ende zvarritjet për qytetarët dhe ankesat ndaj kësaj kompanie nuk kanë të ndalur.

Një qytetar ka denoncuar në joq, se kompania në fjalë iu ka ndryshuar tre herë orarin e nisjes së avionit dhe i ka njoftuar në minutën e fundit.

Qytetari tregon se bëhet fjalë për linjën Milano-Tiranë, kur në momentin që ka prerë biletën orari i nisjes ishte në 9 e 30 minuta.

Më pas pasagjerët janë njoftuar me një mesazh në telefon se udhëtimi është shtyrë për në orën 10:26. Ndërsa po afronte ora kompania iu ka dërguar një tjetër mesazh kur e shtyn fluturimin për në orën 11:51.

Por, nuk janë mjaftuar me kaq, pas pak minutash kanë dërguar një tjetër mesazh, ku thuhet se fluturimi do të bëhet në orën 12 e 21 minuta të ditës së sotme.

Çka i bie që qytetarët të presin 3 orë kot nëpër stolat e aeroportit për tekat dhe paaftësinë e stafit të kësaj kompanie. JOQ ka publikuar shpesh herë denoncime nga qytetarët, por askush nuk ka marrë masa.

Ndërsa Wizz Air për t'u mbyllur gojën iu dërgon nga një kupon, me të cilin pasagjerët mund të shpenzojnë vetëm 4 euro. Me aq para as ujë nuk mund të blesh në aeroport.

Video