U përplas nga “Benzi” në aksin Elbasan-Librazhd, vdes këmbësori

10 July 2023, 22:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përplas nga “Benzi” në aksin Elbasan-Librazhd, vdes
Foto ilustruese

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video