Policia shkatërron tre parcela me mbi 1700 rrënjë kanabis në Lezhë

10 July 2023, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia shkatërron tre parcela me mbi 1700 rrënjë kanabis në
Kanabisi i asgjesuar ne Lezhe

Policia e Lezhës ka shkatërruar tre parcela me kanabis, në kuadër të fazës së 24-t të operacionit të koduar “Imazhi”.

Parcelat kanë gjetur në pyllin e Kepshit, në fshatin Blinisht dhe një tjetër në fshatin Malecaj, me në total 1779 rrënjë kanabis.

Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurinë po vijojnë hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet faza e 24-t e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 1779 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 3 njësi administrative të qarkut.

Shërbime të Komisariatit të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet;

-300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht;

-940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video