E RËNDË/ Furgoni përplaset me motorin, humb jetën një person!

10 July 2023, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ Furgoni përplaset me motorin, humb jetën një

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të hëne në afërsi të Balldrenit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Një furgon është përplasur me motor e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një burrë rreth të 60-tave.

Ai mbeti i fillimisht i plagosur rëndë dhe u nis me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video