Përmbyset zetori, ndërron jetë shoferi

10 July 2023, 21:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbyset zetori, ndërron jetë shoferi
Foto ilustruese

Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi ke qenë duke drejtuar mjetin bujqësor, zetor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë rurale në fshatin Dëshiran të Belshit. Policia njofton se 74-vjeçari me iniciale R.Q. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video