
Termometri pirtet të shënojë mbi 40 grade celcius në disa qytete të Shqipërisë, duke nisur nga fundjava dhe përgjatë javës tjetër.
Meteorologët parashikojnë ditë të nxehta në të gjithë rajonin, përfshi edhe Greqinë ku pritet që temperature të kalojë 44 gradë në disa raste. Vendi fqinj është përfshirë herët nga zjarret e verës, e deri tani numërohen mbi 30 vatra të tilla.
Sa i përket Shqipërisë, i nxehti afrikan do të sjellë temperatura deri në 39 gradë celcius në Tiranë, në ditën e shtunë dhe të dielë.
Në Elbasan pritet rekordi me 41 gradë celcius, ndërsa Fieri, Kukësi, Shkodra, dhe Gjirokastra, temperaturat pritet të varjojnë nga 19 në 39 gradë celcius.
Mot më i freskët parashikohet në qytetet bregdetare të Sarandës dhe Vlorës, me temperaturat e larta që pritet të arrijnë në 37 gradë celcus, dhe 23 e ulëta.
Midis 33 dhe 32 gradë, Durrësi dhe Velipoja pritet t’i shpëtojnë valës së nxehtë, të paktën deri në fund të kësaj jave.
Korça dhe Pogradeci do të preken nga temperatura që varjojnë nga 18 në 34 gradë celcius.