Prangoset 33-vjeçari shqiptar në Itali, pjesë e rrjetit të madh të trafikut të kokainë

14 Gusht 2023, 17:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet shqiptari në Itali


Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Lugano pas hetimeve në bashkëpunim me autoritetet në Chiasso dhe Mendrisio.

Mediat italiane nuk bëjnë me dije identitetin e tij, por shkruajnë se 33-vjeçari me banim në Shqipëri është pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të kokainës dhe heroinës gjatë muajve të fundit në Sottoceneri.

Akuzat e ngritura ndaj tij janë shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët dhe shkelje e Ligjit Federal mbi Shtetasit e Huaj.


Video