Çmenduria e ARRSH-së - Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 m...
13 Qershor, 19:03Fokus
Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovicë, të Pogradecit ditën e sotme.
Policia bën me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se dyshohet që 60-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
"Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia.