Çmenduria e ARRSH-së - Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 m...
13 Qershor, 19:03Fokus
Një shtetas shqiptar është dënuar nga gjykata në Britani, pasi u kap brenda një banese ku kultivohej kanabisi.
Eduart Dida tha në gjykatë se kishte shkuar ilegalisht në Njukastëll dhe e kishte të pamundur t'i paguante borxhin trafikantëve.
Ai tha se e dinte që puna që do të bënte ishte e paligjshme por iu duk sikur nuk kishte rrugë tjetër.

Në banesë u gjetën 300 bimë kanabis sativa, ndërsa avokati mbrojtës tha se Dida kishte qëndruar brenda shtëpisë prej 7 muajsh dhe dilte vetëm 40 minuta në ditë.
Familja e di që është në Britani, por nuk ka komunikuar me të prej momentit kur u larguar, tha mbrotja.
Gjykata vendosi ta dënojë shqiptarin me 6 muaj burg.