Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, lëndohen 3 punëtorë

14 Gusht 2023, 12:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, lëndohen 3 punëtorë

Tre punëtorë të minierës së Bulqizës janë dërguar në spital ditën e sotme pasi janë lënduar prej shpërthimit të një sasie gazi.

Policia bën me dije se ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë që punëtorët e tjerë janë evakuuar.

"Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje", njoftoi policia.


Video