Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbërrin në Himarë me helikopter

13 Gusht 2023, 21:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kryeministri britanik Tony Blair në Himarë

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e kësaj të diele.

Në pamjet e siguruara për Top Channel, shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Tony Blair por nuk përjashtohen pushimet. Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë.

Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.

 


Video