Aksidenti la të vdekur bariun, prangoset shoferi polak dhe ai nga Tirana

13 Gusht 2023, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti në Gjirokastër-Kakavijë


Shoferët e dy makinave që u përfshinë dje në aksident në Gjirokastër janë vënë në pranga nga policia.

Përplasja e një veture që drejtohej nga një 39-vjeçar nga Tirana me një furgon që transportonte turistë polakë la të vdekur një bari që ndodhej buzë rrugës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Video