Makina luksoze “Ferrari” e reperit të njohur Noizy është djegur është djegur pak ditë më parë në Durrës. Makina kishte një vlerë prej 300 mijë eurosh.
Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie. Ai është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.
Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.
Siar Konti ka thënë se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi 2 mijë euro
"Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme".
Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit.