Po shkëmbenin 10 kg kokainë, prangoset shqiptari dhe dy italianë në Maltë

13 Gusht 2023, 16:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokaina e sekuestruar në Maltë


Një shqiptar dhe dy italianë janë prangosur nga policia gjatë një aksioni anti-drogë në Maltë.

Autoritet thanë se kishin mbledhur informacion gjatë ditëve të fundit për shkëmbimin e një ngarkese me drogë. Ata monitoruan parkingun ku po qëndronte brenda makinës një italian dhe vendosën ta rrethojnë.

Gjatë kontrollit policia zbuloi 10 kilogram kokainë me vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Vetëm pak çaste më pas, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë edhe dy shtetas të tjerë, një italian dhe një shqiptar i moshës 30-vjeç.

Hetuesit dyshojnë se ata janë pjesë e një rrjeti më të gjerë mafioz të trafikimit të drogës.


Video