“Sherri nisi për një vajzë, 3 vite më parë”, detaje të reja nga plagosja e dy vëllezërve në Tiranë

14 Gusht 2023, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i autorit

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e rëndë të dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Mësohet se autori i plagosjes Gert Latifi ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë.

35-vjeçari komunikoi dje me dy vëllezërit Abazi dhe la takim për t’u sqaruar.

Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushta. Më pas Latifi i plagosi me thikë. Pas ngjarjes u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira.

Përmes GPS-së së makinës policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas lokalizimin e tij në Lushnjë në një hotel, ku iu gjet edhe një sasi kokaine.

 

 


Video