Plagoset një person në Shkodër, dërgohet me plagë të rënda në spital (EMRI)

26 January 2023, 19:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset një person në Shkodër, dërgohet me plagë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas konfliktit mes dy personave në qender të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur është shtetasi Bledar Troshani, i cili është qelluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda. Ai eshte transportuar ne spitalin e Shkodres dhe akutalisht ndodhet në sallen e operacionit.

Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit. Burime bëjnë me dije se autori është një i afërm i Troshanit,  Zyhdi Shpejtimi, i cili është arrestuar nga Policia. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër 

Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi,  kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Video