Efektivja Anisa Kostani reagon pas aksidentit: Shpellarëve u them se gjarpri është mirë

26 January 2023, 18:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Efektivja Anisa Kostani reagon pas aksidentit: Shpellarëve u them se
Anisa Kostani

Efektivja e policisë, Anisa Kostani, ka reaguar në lidhje me aksidentit ku u përfshi dy ditë më parë në Tiranë, teksa shoferi i automjetit ku ndodhej ajo ishte pa patentë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kostani ka falënderuar ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e e saj, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.

“Ju falënderoj tepër për çdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjithëve qe mu gjendet pranë; ishit te shumte. Gjendja ime edhe pse pak e rënduar po stabilizohet. Ndërsa ju te tjerëve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri është me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shëndet!”, shkruan ajo.

Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit e cila është bërë një personazh i njohur mediatik për disa episode, u përfshi në një aksident gjatë mbrëmjes së 25 janarit në Tiranë. Ajo po udhëtonte pasagjere në një mjet Benz ku shofer ishte Ravier Durra, i cili ishte pa patentë. Janë përplasur me një BMW si fillim dhe nga goditja, janë përplasur me trafikndarësen.

Efektivja Anisa Kostani reagon pas aksidentit: Shpellarëve u them se


Video