'Na duhet mall i mirë'/ Trafik droge Shqipëri-Itali, grupi i shkatërruar drejtohej nga 3 shqiptarë (Emrat)

26 January 2023, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Na duhet mall i mirë'/ Trafik droge Shqipëri-Itali, grupi i

Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge.

Gjatë një dite të përbashkët aksioni, ku u përfshinë rreth 350 oficerë në terren, 30 të dyshuar u arrestuan dhe 31 lokacione u kontrolluan.

Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete.  Europol ofroi mbështetje operacionale në vend duke dërguar specialistët e tij në Itali dhe Shqipëri.

Grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali.

Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë, i cili po ndërmerret bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare dhe ka çuar tashmë në arrestimin e 62 personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe për sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

Më poshtë janë 21 emrat për të cilët SPAK kërkon arrestimin, 15 tashmë prapa hekurave.

Lista më poshtë

Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago

Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago

Emirajana Beu

Dorian Beu

Syrjan Tola

Igli Lala alias Oltion Lala

Ramazan Grada

Florid Vukaj

Gjergj Zefi

Renato Zefi

Rexhep Dallupi

Alfred Luli

Saimir Prenga

Lorik Prengaj alias Fabio Prenga

Françesko Çeçi alias Francesko Ceci

Ilir Duro

Lulzim Selimi

Dhimitër Nina

Eledjo Dedej

Enkeleda Bakalli


Video