Përleshje mes bandave rivale italo-shqiptare/ Theren me thikë për kontrollin e drogës

22 June 2022, 23:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përleshje mes bandave rivale italo-shqiptare/ Theren me thikë për
Ilustrim

Bandat rivale italo-shqiptare, janë përleshur me njëra-tjetrën me thika pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën ku tre persona kanë mbetur të plagosur nga një sherr me thika. 

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Jesolo, e sipas policisë italiane, pista e grabitjes është hedhur poshtë pasi dera e hyrjes së banesës nuk ishte e thyer. Paraprakisht dyshohet se sherri mund të ketë nisur për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.

Disa prej të përfshirëve në sherr iu arratisën policisë, ndërsa tre prej tyre kërkuan ndihmë dhe u dërguan në spital.


Video