Gjendet i mbytur një 58-vjeçar në lumin e Vjosës

22 June 2022, 17:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i mbytur një 58-vjeçar në lumin e Vjosës
Foto ilustruese

Një 58-vjeçar është gjetur i mbytur këtë të mërkurë në lumin e Vjosës, në afërsi të fshatit Piskovë të Përmetit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi A. P., i cili sipas kallëzimit në Polici nga familjarët ishte larguar nga banesa që në datën 18 Qershor.

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit është nxjerrë nga lumi Vjosë dhe është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video